Forcat turke neutralizuan katër terroristë të PKK-së në veri të Irakut.     /Foto: AA

Forcat turke të sigurisë neutralizuan katër terroristë të PKK-së në rajonin Asos, në veri të Irakut, njoftoi të premten Ministria turke e Mbrojtjes.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se forcat turke po vazhdojnë pa ndërprerje aktivitetet e tyre antiterroriste në veri të Irakut.

"Katër terroristë të PKK-së u zbuluan në rajonin Asos në veri të Irakut, ata u neutralizuan nga një operacion ajror. Ne do të vazhdojmë operacionet tona me vendosmëri derisa të eliminojmë terroristin e fundit në rajon", tha Ministria e Mbrojtjes së Türkiyes.

PKK-ja është një organizatë separatiste e listuar si grup terrorist në Türkiye, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Gjatë fushatës terroriste dhjetëvjeçare kundër Türkiyes, terroristët e PKK-së vranë të paktën 40.000 njerëz. YPG-ja është dega e saj siriane.

TRT Balkan / agjencitë