Forcat turke të sigurisë neutralizuan pesë terroristë të PKK-së në veri të Irakut, njoftoi të hënën Ministria turke e Mbrojtjes.
“Tre terroristë të PKK-së u identifikuan në zonën e operacionit ‘Kthetra’ dhe dy terroristë të tjerë në rajonin e Hakurk, pas së cilës u neutralizuan”, thuhet në profilet e Ministrisë në rrjetet sociale.
U shtua se operacionet antiterroriste në rajon do të vazhdojnë me vendosmëri.
PKK-ja është një organizatë separatiste e listuar si grup terrorist në Türkiye, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Gjatë fushatës terroriste dhjetëvjeçare kundër Türkiyes, terroristët e PKK-së vranë të paktën 40.000 njerëz.
TRT Balkan / agjencitë