Güler: Në veri të Irakut dhe të Sirisë neutralizuam 59 terroristë të PKK-së

Güler: Në veri të Irakut dhe të Sirisë neutralizuam 59 terroristë të PKK-së

Forcat turke të sigurisë kryen operacione ajrore në 71 objektiva në veri të Irakut dhe të Sirisë.
Güler: Në veri të Irakut dhe të Sirisë neutralizuam 59 terroristë të PKK-së. / Photo: T.C. Millî Savunma Bakanlığı/X

Forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar 59 terroristë të PKK-së në veri të Irakut dhe veri të Sirisë, pranë kufijve të Türkiyes, tha të mërkurën ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler.

“Kemi kryer operacione ajrore kundër 71 objektivave në veri të Irakut dhe të Sirisë, duke rezultuar në neutralizimin e 59 terroristëve përmes operacioneve, përleshjeve dhe mjeteve të tjera”, tha ministria në një post në rrjetin social X.

"Siç kemi thënë gjithmonë, lufta jonë kundër terrorizmit do të vazhdojë derisa terroristi i fundit të neutralizohet", tha Güler.

Duke filluar nga e premtja e kaluar, kur një sulm terrorist i PKK-së vrau 12 ushtarë, sulmet ajrore turke kanë shkatërruar dhjetëra objektiva terroristë në Irakun verior dhe në Siri.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan premtoi të shtunën se Türkiye do të parandalojë shfaqjen e strukturave terroriste në veri të Irakut dhe të Sirisë, pavarësisht kostos.

Terroristët e PKK-së shpesh fshihen në Irakun verior për të planifikuar sulme ndërkufitare në Türkiye.

PKK-ja është një organizatë separatiste e listuar si grup terrorist në Türkiye, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Gjatë fushatës terroriste dhjetëvjeçare kundër Türkiyes, terroristët e PKK-së kanë vrarë të paktën 40.000 njerëz.

TRT Balkan / agjencitë