Ministri i Jashtëm i Türkiyes Hakan Fidan zhvilloi të martën bisedë tefonike me shefin e Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, lidhur për krizën e vazhdueshme humanitare në Rripin e Gazës dhe bisedimet e fundit të armëpushimit, thanë burimet diplomatike.
Gjatë bisedës, Fidan iu referua situatës katastrofike humanitare në Gaza dhe zhvillimeve që vijnë nga shtimi i urisë dhe sëmundjeve në veri të Gazës.
Gjithashtu, Fidan dhe Haniyeh diskutuan zhvillimet e fundit në negociatat për armëpushim me Izraelin.
Duke shkelur një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm, Izraeli është përballur me dënimin ndërkombëtar në mes të ofensivës së tij brutale të vazhdueshme në Gaza që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi.
Më shumë se nëntë muaj pas sulmit izraelit, pjesë të mëdha të Gazës janë në rrënoja.
Izraeli është akuzuar për gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, vendimi i fundit i së cilës e urdhëroi atë të ndalonte menjëherë operacionin e tij ushtarak në qytetin jugor të Rafahut, ku më shumë se një milion palestinezë kërkuan strehim nga lufta përpara se të sulmohej më 6 maj.