Të mbijetuarit e tërmeteve të 6 shkurtit në Hatay, shtëpitë dhe vendet e punës të të cilëve u shkatërruan për shkak të “katastrofës së shekullit” në Türkiye, ngushëllohen me sendet materiale dhe morale që shpëtuan nga rrënojat.
Ata që shpëtuan jetën e tyre nga ndërtesat që u kthyen në pirgje betoni në tërmetet në Kahramanmaraş dhe Hatay, vijnë te rrënojat e shtëpive ose vendeve të punës dhe kërkojnë gjërat e tyre.
Gjetja e librave, kasafortave, parave, orëve, stolive dhe fotografive u jep një lloj lumturie të mbijetuarve.
Studenti i Enhar Sunaç, i cili po priste në rrënojat e shtëpisë së xhaxhait të tij në lagjen Cebrail, tha për Anadolu Agency se nga tërmeti kishte lënduar shpatullën.
Nga tërmetet e 6 shkurtit ai humbi xhaxhanë, tezen dhe dy kushërinjtë.
"Kushërira e tezes mbijetoi vetëm. Ajo u hoq nga rrënojat në ditën e 8-të. Gjeta librat dhe fletoret e kushëririt tim. Kushërira tjetër ishte edhe trajner basketbolli”, tha Sunaç.
Në kërkim të kujtimeve
Serap Çakmakçı, një nga të mbijetuarit e fatkeqësisë në të njëjtën lagje, tha se ndërtesa 6-katëshe ku ajo dhe nëna e saj jetonin në katin përdhesë u shemb nga tërmeti dhe se ata mundën të dilnin jashtë falë së ëmës së saj zgjuar gjatë tërmetit.
Çakmakçı tha se kishin tri ditë që i kërkonin plaçkat dhe tha: "Ne po kërkojmë një kujtim, duam të kemi një fotografi, një kujtim. Ne gjetëm vetëm këtë foto. Aty janë gjyshja, vëllai, motra, kushërinjtë. Shpresoj të gjej edhe një foto të babait tim. Nuk kemi asnjë të afërm që kemi humbur në tërmet. Gjyshja dhe babai im kishin vdekur më parë. Ne do tëbishim të lumtur nëse mund të merrnim edhe një fotografi të babait tim”, tha ajo.
Jeta me lulet
I mbijetuari nga tërmetet, Ferit Yazar, deklaroi gjithashtu se muret e shtëpisë së tij u shembën nga tërmet, ndërsa ia flinte. Dridhjeve të tmershme mezi se u shpëtoi.
Ai jeton i vetëm në shtëpinë që ka blerë dy vjet më parë. Me ndihmën e familjarëve dhe miqve është përpjekur t'i shpëtojë gjërat nga shtëpia. Për të lulet kanë rëndësi të posaçme në jetë.
“Lutem shumë për lulet, këto janë një bukuri, një kënaqësi. Unë kam 28 lule, jam në pension, jetoj vetëm. Gjëja e parë që bëj kur zgjohem në mëngjes, gërmoj, ujit dhe krasit lulet. Aty qëndroj më shumë se një orë. Nuk kam shok jete, këta janë miku im. Me këta e marr frymën çdo minutë”, shprehet Yazar.
Të dhënat e autoriteteve turke flasin se mbi 50 mijë njerëz humbën jetën në tërmetet e 6 shkurtit.