Organizata Turke e Inteligjencës (MIT) "neutralizoi" dy terroristë të PKK-së në Irakun verior, thanë të premten burime të sigurisë.
Terroristët, të identifikuar si Zehra Sebat, me emrin e koduar Rojda Azad dhe Serhat Erdogan, me emrin e koduar Cirav Cudi, u lokalizuan dhe u shënjestruan në zonën rurale të rajonit Hakurk të Irakut, thanë burimet.
Ata po planifikonin një sulm terrorist kundër personelit të Forcave të Armatosura Turke, shtuan ata.
Terroristët e PKK-së shpesh fshihen në Irakun verior për të komplotuar sulme ndërkufitare në Türkiye.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja – e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja dhe BE-ja – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.