Krydiplomati turk Fidan bisedon me kryeministrin palestinez Mustafa / Photo: AA

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Türkiyes, Hakan Fidan, në një bisedë telefonike me kryeministrin dhe ministrin e jashtëm palestinez Muhammed Mustafa diskutoi për përpjekjet aktuale për arritjen e armëpushimit në Rripin e Gazës.

Një burim nga Ministria e Punëve të Jashtme bëri të ditur se Fidan me kryeministrin palestinez Mustafa ka biseduar për situatën në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar.

Shefi i diplomacisë turke, Fidan, theksoi gjithashtu rëndësinë e pajtimit mes grupeve palestineze dhe theksoi se Türkiye mbështet procesin e vazhdueshëm për këtë çështje.

TRT Balkan / agjencitë