Më shumë se 99 për qind e rezultateve nga zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 14 majit në Türkiye janë numëruar.
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, në orët e para të së hënës iu drejtua simpatizantëve të mbledhur para selisë qendrore të AK Partisë në Ankara. Erdoğan tha se, edhe pse nuk janë numëruar të gjitha votat, sidomos ato nga diaspora, rezultatet tregojnë se ai është në përparësi të madhe ndaj kundërkandidatëve në garën presidenciale. “Edhe pse rezultatet përfundimtare nuk janë ende të qarta, ne jemi para me dallim të madh”, tha presidenti turk.
Gjithsej 191.885 kuti votimi janë ngritur për votuesit në vend.
Në garë janë pesë blloqe shumëpartiake: Aleanca e Popullit, Aleanca e Kombit, Aleanca Ata, Aleanca e Punës dhe e Lirisë dhe Bashkimi i Aleancës Socialiste.
Në vijim janë përditësimet më të fundit 👇
15:40 Balotazh për presidentin më 28 maj
Këshilli i Lartë Zgjedhor i Türkiyes njoftoi zyrtarisht se presidenti i vendit do të përcaktohet me balotazh më 28 maj. Dy kandidatët më të votuar në zgjedhjet presidenciale, Recep Tayyip Erdoğan dhe Kemal Kiliçdaroğlu, do të vazhdojnë garën për të udhëhequr Türkiyen.
Kur kanë mbetur rreth 35 mijë vota pa u numëruar zyrtarisht, presidenti aktual Erdoğan ka 49,5% të votave, ndërsa rivali më i afërt, Kiliçdaroğlu, ka 44,89% të votave. Sinan Oğan përfundon garën me 5,17% të votave, ndërsa në konton e kandidatit të tërhequr, Muharrem Ince, kanë shkuar 0,44% të votave.
Në numra të përgjithshëm, dallimi mes Erdoğanit dhe Kiliçdaroğlut nga 99.87% të votave të numëruara është rreth 2,5 milionë vota në favor të presidentit aktual.
11:20 Yener: Ka përfunduar numërimi i 99 për qind të kutive
Kreu i Këshillit të Lartë Zgjedhor të Türkiyes, Ahmet Yener, në paraqitjen e sotme të parë para mediave tha se nga numërimi i deritanishëm Recep Tayyip Erdoğan (Aleanca e Popullit) kishte 49,40% të votave, kurse Kemal Kilicdaroglu (Aleanca e Kombit) 44,96%, Sinan Ogan (Aleanca ATA) mori 5,2%, ndërsa Muharrem Ince garantoi 0,44% të votave, shtoi Yener.
“Në orën 09:45 me orën lokale, procesi i numërimit ka përfunduar në 192.187 kuti votimi. Procesi i numërimit ka përfunduar në 99 për qind të kutive të ngritura në gjithë vendin”, tha ai.
"Aktualisht, procesi i numërimit të votave nuk ka filluar ende në 27 kuti votimi në vend”, theksoi Yener, duke shtuar se procesi i futjes së të dhënave është duke u zhvilluar.
Në fletën e votimit presidencial, votuesit zgjodhën midis Erdoğanit, Kilicdaroglut dhe Oganit të Aleancës ATA. Muharrem Ince, një tjetër pretendent presidencial, u tërhoq nga gara të enjten.
10:40 Këshilli i Lartë i Zgjedhjeve shpall të dhënat më të fundit për zgjedhjet presidenciale në Türkiye
Presidenti Recep Tayyip Erdoğan fiton 49,49%,
Kemal Kilicdaroglu 44,96%,
Sinan Ogan 5,2%
Muharrem Ince 0,44%
14 Maj
22:35 Rezultatet e fundit tregojnë 92,7 për qind të votave të numëruara
Recep Tayyip Erdogan: 49.94%
Muharrem Ince: 0.46%
Kemal Kilicdaroglu: 44.30%
Sinan Ogan: 5.30%
20:50 Rezultatet e fundit tregojnë 78,9 për qind të votave të numëruara
Recep Tayyip Erdogan: 50.76%
Muharrem Ince: 0.50%
Kemal Kilicdaroglu: 43.43%
Sinan Ogan: 5.31%
20:10 Rezultatet e fundit tregojnë 65,7 për qind të votave të numëruara
Recep Tayyip Erdoğan: 51,44%
Muharrem Ince: 0,51%
Kemal Kilicdaroglu: 42,73%
Sinan Ogan: 5,32%
19:30 Rezultatet e fundit tregojnë 49,6 për qind të votave të numëruara
Recep Tayyip Erdogan: 52.19%
Muharrem Ince: 0.54%
Kemal Kilicdaroglu: 41.93%
Sinan Ogan: 5.34%
19:10 Rezultatet e fundit tregojnë 43,7 për qind të votave të numëruara
Recep Tayyip Erdoğan: 52,55%
Muharrem Ince: 0,54%
Kemal Kilicdaroğlu: 41,55%
Sinan Oğan: 5,36%
19:00 Rezultatet e fundit tregojnë 37,9 për qind të votave të numëruara
Recep Tayyip Erdoğan: 53.02%
Muharrem Ince: 0.55%
Kemal Kilicdaroğlu: 41.04%
Sinan Oğan: 5.38%
18:43 Rezultatet e fundit tregojnë 31,5 për qind të votave të numëruara
Erdoğan: 53,62 për qind
Ince: 0,56 për qind (i tërhequr)
Kilicdaroglu: 40,42 për qind
Ogan: 5,40 për qind
17:42 Kreu i Këshillit Suprem Zgjedhor të Türkiyes: Hiqet ndalesa e transmetimit në ora 18:30 me kohën lokale
17:15 Këshilli i Lartë Zgjedhor i Türkiyes: Nuk ka pasur raportime negative
Në deklaratën e tij për media, kreu i Këshillit të Lartë Zgjedhor të Türkiyes ka deklaruar se nuk ka pasur raportime negative në adresë të Këshillit sa i përket procesit të zgjedhjeve.
Kreu i Këshillit të Lartë Zgjedhor të Türkiyes (YSK), Ahmet Yener, ka deklaruar se nuk ka pasur "reflektim të situatave negative" deri më tani në Këshill për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në vend.
Yener në një deklaratë me shkrim bëri të ditur se procesi i votimit në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në vend ka përfunduar.
Ai theksoi se nuk ka pasur raportime negative në Këshill lidhur me zgjedhjet, duke falënderuar pjesëmarrësit në proces.
Yener gjithashtu uroi që zgjedhjet të jenë në dobi të vendit.
Numërimi i votave ka filluar për të përcaktuar rezultatin e garës presidenciale midis presidentit Recep Tayyip Erdoğan, i cili kërkon rizgjedhjen, kandidatit të opozitës më të madhe, Kemal Kılıçdaroğlu, dhe kandidatit Sinan Oğan.
Mbi 24 parti politike dhe mbi 151 kandidatë të pavarur për deputetë ishin në garën e sotme në zgjedhje.
Në garë ishin pesë blloqe shumëpartiake: Aleanca Popullore, Aleanca Kombëtare, Aleanca ATA, Aleanca e Punës dhe Lirisë, si dhe Aleanca e Unionit të Forcave Socialiste.
16:40 Erdoğan: Votimi u zhvillua siç i ka hije demokracisë sonë
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka postuar një mesazh në llogarinë e tij në rrjetet sociale pas përfundimit të votimit në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare shtetërore.
“Të dashur miq dhe kolegë, procesi i votimit ka përfunduar në mënyrë që i ka hije demokracisë sonë. Tani si gjithmonë është koha të kujdesemi për kutitë e votimit. Duhet të mbrohet vullneti i popullit deri në daljen e rezultateve finale”, tha Erdoğan.
Qendrat e votimit në gjithë Türkiyen u mbyllën sot në orën 17:00 me orën lokale (16:00 CET), duke i dhënë fund votimit në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
Zgjedhësit që ndodhen në qendrën e votimit në momentin e mbylljes do të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre civile edhe pas orës 17:00, siç ishte njoftuar më parë nga Komisioni i Lartë i Zgjedhjeve të Türkiyes.
16:25 Përfundoi votimi për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Türkiyes
Qendrat e votimit në gjithë Türkiyen janë mbyllur pas votimit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Procesi zgjedhor përfundoi në orën 17:00 sipas përllogaritjes lokale të kohës.
Më shumë se 64 milionë njerëz u regjistruan për të votuar, duke përfshirë mbi 1,76 milion që hodhën votën e tyre jashtë vendit dhe 4,9 milionë votues për herë të parë.
Gjithsej 191.885 kuti votimi u vendosën për votuesit në vend.
Çdo votues hodhi dy vota, njëra për presidentin dhe tjetra për parlamentarët, të cilët të dy do të kenë mandate pesëvjeçare.
Numërimi i votave ka filluar për të përcaktuar rezultatin e një gare tripalëshe midis Presidentit Recep Tayyip Erdogan, kandidatit kryesor të opozitës Kemal Kilicdaroglu dhe Sinan Ogan.
16:10 Plaka 112-të vjeçare gëzoi të drejtën e votës
Gullu Dogan, banorja më e vjetër e Gumushanës, në moshën 112-vjeçare, vendosi të ushtrojë të drejtën e votës së bashku me fëmijët dhe nipërit e saj në qendrën e votimit.
Pavarësisht se kishte lehtësinë për të hedhur votën e saj nëpërmjet një kutie të lëvizshme votimi, ajo zgjodhi të merrte pjesë personalisht në zgjedhje.
14:40 Pjesëmarrja në votime pritet të kalojë pragun e 90%
Korrespondenti i TRT World Mustafa Fatih Yavuz në Ankara thotë se ka një pjesëmarrje të lartë votuesish në Ankara dhe në Türkiye në përgjithësi.
Në vitin 1987 pjesëmarrja në votime ishte 93,3 për qind dhe në vitin 2018 ishte 86,2 për qind.
Yavuz thotë se pjesëmarrja e votuesve këtë vit pritet të kapërcejë pragun prej 90 përqind.
Edhe votimi i diasporës është rritur nga 50 për qind në vitin 2018 në 53 për qind këtë vit.
Votoi presidenti turk
Presidenti i Türkiyes Recep Tayyip Erdoğan hodhi votën e tij në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vendit.
“Procesi i votimit vijon në të gjithë vendin pa asnjë problem. Me shumë entuziazëm po votojnë edhe qytetarët tanë në rajonin e tërmeteve. Ne nuk hasëm asnjë problem as në atë rajon,” u tha Erdoğan gazetarëve pasi hodhi votën e tij në lagjen Uskudar të Istanbulit.
Ai uroi një “të ardhme të mirë për vendin tonë dhe demokracinë turke”.
Kandidati i opozitës Kılıçdaroğlu votoi
Kryetari i Partisë Popullore Republikane (CHP) dhe kandidati për president Kemal Kılıçdaroğlu ka votuar në zgjedhje.
Kılıçdaroğlu hodhi votën e tij në shkollën fillore Arjantin në Ankara.
Hapen qendrat e votimit në Türkiye për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare
Vendvotimet janë hapur në mbarë Türkiyen të dielën në mëngjes për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vendit.
Presidenti aktual Recep Tayyip Erdoğan po kërkon një mandat tjetër në detyrë, ndërsa kandidatët e opozitës janë Kemal Kilicdaroglu i Aleancës së Kombit dhe Sinan Ogan i Aleancës ATA.
Këshilli i Lartë Zgjedhor (YSK) njoftoi më herët se më shumë se 64 milionë qytetarë kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e 14 majit, duke përfshirë më shumë se 3 milionë votues jashtë vendit.
Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 17:00 me orën lokale dhe rezultatet e para pritet të dalin menjëherë pas kësaj.