Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u takua të martën me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në kryeqytetin Ankara.
Në takim ishin të pranishëm edhe shefi i delegacionit të BE-së në Türkiye, ambasadori Thomas Hans Ossowski, zëvendësministri i jashtëm i Türkiyes dhe drejtori i çështjeve të BE-së Mehmet Kemal Bozay.
Nuk janë dhënë detaje zyrtare për përmbajtjen e diskutimeve të tyre.
Në dhjetor, Fidan theksoi nevojën që BE-ja ta rishqyrtojë qasjen e saj ndaj procesit të anëtarësimit të Türkiyes, duke mbrojtur një sistem të bazuar në merita dhe një bashkëpunim të zgjeruar rajonal.
Ai theksoi rëndësinë e rolit të Türkiyes në kuadrin gjeostrategjik të Evropës, duke kërkuar lidhje më të ngushta për të forcuar rajonin.
Fidan gushtin e kaluar gjithashtu mori pjesë në një takim jozyrtar të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.
Türkiye, një partner strategjik i BE-së për klimën, migracionin, sigurinë dhe ekonominë, aplikoi për anëtarësim në 1987 dhe filloi bisedimet e pranimit në 2005, megjithëse progresi më vonë ngeci për shkak të pengesave politike të ngritura nga disa shtete anëtare.
Integrimi evropian i Ankarasë daton në vitin 1959, duke përfshirë Marrëveshjen e Ankarasë të vitit 1963 dhe një Union Doganor të krijuar në 1995.