Türkiye në 2024, eksporti 23,4 miliardë dollarë në vendet e Ballkanit.            Foto: AA

Eksportet e Türkiyes në Ballkan vitin e kaluar u rritën me 17,2 për qind në bazë vjetore, duke arritur në afro 23 miliardë e 408,6 milionë dollarë, ndërkohë që eksporti më i lartë është kryer drejt Rumanisë me 7 miliardë e 547,3 milionë dollarë.

Sipas të dhënave të marra nga Asambleja e Eksportuesve të Türkiyes (TIM), mësohet se në vendet e Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë e Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Malin e Zi, Rumaninë, Serbinë, Slloveninë dhe Greqinë, vitin e kaluar janë realizuar 23 miliardë e 408,6 milionë dollarë eksporte.

Teksa kjo shifër gjatë vitit është rritur me 17,2 për qind, më shumë eksporte janë kryer në Rumani me 7 miliardë e 547,3 milionë dollarë.

Rumania pasohet nga Bullgaria me 4 miliardë e 403,4 milionë dollarë, Greqia me 3 miliardë e 326,4 milionë dollarë, Sllovenia me 2 miliardë e 501,2 milionë dollarë dhe Serbia me 1 miliard e 783,3 milionë dollarë.

Në periudhën në fjalë, eksporti drejt Shqipërisë është realizuar me 919,5 milionë dollarë, në Kosovë 791,5 milionë dollarë, Bosnjë e Hercegovinë 712,5 milionë dollarë, Kroaci 643,6 milionë dollarë, Maqedoni të Veriut 621,8 milionë dollarë dhe Mal të Zi 158,1 milionë dollarë.

Eksporti shënon rritje në 10 vende, rënie në vetëm një vend

Në vitin 2024 në krahasim me vitin paraprak në aspektin e shifrave, rritje më të lartë në eksport është shënuar me Rumaninë me 997,9 milionë dollarë.

Rumania është pasuar nga Greqia me 722,4 milionë dollarë, Bullgaria 529,5 milionë dollarë, Sllovenia 497,7 milionë dollarë, Serbia 301,9 milionë dollarë, Shqipëria 218,3 milionë dollarë, Kosova 84,9 milionë dollarë, Kroacia 33,6 milionë dollarë, Bosnje e Hercegovina 29,5 milionë dollarë dhe Maqedonia e Veriut 29,1 milionë dollarë.

Në këtë periudhë eksportet drejt Malit të Zi kanë shënuar rënie me 1,4 milion dollarë.

Eksportet e kryera nga Istanbuli tejkalojnë shifrën 10 miliardë dollarë

Në shpërndarjen në bazë të qyteteve për eksportet drejt vendeve të Ballkanit vitin e kaluar, vërehet se eksportet e kryera nga Istanbuli drejt këtyre vendeve janë 10 miliardë e 460,6 milionë dollarë.

Istanbuli ka realizuar eksport në vlerë prej 92 miliardë e 138,2 milionë dollarë vitin e kaluar, ku vendet e Ballkanit kanë përbërë 11,4 për qind të kësaj shifre.

Sektori i industrisë kryeson tabelën e eksporteve

Sektori i industrisë kryeson tabelën e eksporteve me vendet e Ballkanit vitin e kaluar.

Sektori i kimikateve dhe produkteve të tij për këtë periudhë ka kryer në vendet e Ballkanit shitje të jashtme prej 4 miliardë e 237,9 milionë dollarë.

Sektori në fjalë pasohet nga sektori i automjeteve me 4 miliardë e 51,6 milionë dollarë, sektori i çelikut me 3 miliardë e 273,3 milionë dollarë, sektori i hekurit dhe metaleve johekur 1 miliard e 800,2 milionë dollarë si dhe sektori elektrik dhe elektronik me 1 miliard e 547,6 milionë dollarë.

TRT Balkan / agjencitë