Inteligjenca turke ka neutralizuar të ashtuquajturin lideren e grupit terrorist PKK në veri të Sirisë, thanë të premten burime të sigurisë.
Fatma Sakana, e cila iu bashkua organizatës terroriste në Iran në vitin 2006, operoi në zonat rurale të provincës Sirnak të Türkiyes midis viteve 2010 dhe 2012.
Ajo është një nga autorët e sulmit në Sirnak më 2 shtator 2012, në të cilin u vranë dhjetë ushtarë turq. Sakana më vonë u bë një figurë e lartë e grupit terrorist PKK në Siri dhe Irak.
Gjithashtu, ajo punoi me Duran Kalkan, një tjetër udhëheqës i PKK-së në Irak.
PKK-ja është një organizatë separatiste e listuar si grup terrorist në Türkiye, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Gjatë fushatës terroriste dhjetëvjeçare kundër Türkiyes, terroristët e PKK-së vranë të paktën 40.000 njerëz.