MIT-i neutralizoi një nga liderët e organizatës terroriste PKK/KCK / Photo: AA

Anëtarët e Shërbimit Informativ Kombëtar të Turkiyes (MIT) kryen një tjetër operacion të suksesshëm antiterrorist në veri të Irakut dhe neutralizuan një nga drejtuesit e organizatës terroriste PKK/KCK, Erdinc Bolcal.

Një burim i paidentifikuar tha se terroristi Bolcal u neutralizua në një operacion që u krye në rajonin irakian Suleymania.

Terroristi Bolcal është një nga të ashtuquajturit anëtarë të rangut të lartë të organizatës terroriste PKK/KCK dhe ka përdorur edhe emrin e koduar “Ali Xebat”.

Në strukturat terroriste të PKK-së ishte përgjegjës për stërvitjen ideologjike dhe ushtarake të terroristëve.

Ai u neutralizua së bashku me disa terroristë të tjerë me të cilët po përgatiste një aktivitet të ri terrorist në veri të Irakut.

PKK-ja është organizatë separatiste dhe terroriste që është në listën e grupeve terroriste në Türkiye, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë fushatës terroriste dhjetëvjeçare kundër Türkiyes, terroristët e PKK-së kanë vrarë të paktën 40.000 njerëz.


TRT Balkan / agjencitë