MIT-i neutralizoi terroristin e PKK-së në Qamishli të Sirisë, Eymen Coli / Photo: TRT World

Organizata Kombëtare e Inteligjencës së Türkiyes (MIT) neutralizoi Eymen Coli, të ashtuquajturin përgjegjës të PKK/YPG në Qamishli të Sirisë. Sipas informacionit të marrë nga burime të sigurisë, MIT-i ka konstatuar se terroristi Coli është një nga zyrtarët e lartë të organizatës në Siri.

Terroristi, lëvizjet e të cilit u ndoqën, u neutralizua në një operacion të suksesshëm pasi u krijuan kushtet e duhura.

Thuhet se terroristi nga Amude i Sirisë, në të kaluarën kishte organizuar aksione kundër forcave turke të sigurisë në vijën kufitare dhe kishte marrë pjesë në përleshje kundër forcave të sigurisë gjatë operacionit "Burimi i Paqes".

TRT Balkan / agjencitë