Inteligjenca turke ka "neutralizuar" një terrorist të PKK-së që planifikonte sulme kundër Türkiyes në një operacion ndërkufitar në veri të Irakut, njoftuan të enjten burime të sigurisë.
Agjencia Kombëtare e Inteligjencës (MIT) kishte zbuluar se Sadik Seyh Ahmet, një terrorist i PKK/KCK-së, vepronte në zonat rurale të rajoneve të Sulaymaniyah dhe Penxhvin të Irakut, thonë burimet në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për të folur për media.
Terroristi, i cili u zbulua se po planifikonte sulme terroriste kundër Türkiyes, ishte në ndjekje dhe vëzhgim të inteligjencës turke të cilët e arrestuan. Terroristi, i cili erdhi në Türkiye në fillim të lëvizjeve kundër regjimit në Siri, u kthye në Siri në vitin 2015 dhe kreu aktivitete të armatosura në kuadër të PKK/YPG-së.
Gjithashtu, u zbulua se Ahmet, i cili kishte operuar në pozicione të ndryshme në emër të grupit terrorist në Siri për një kohë të gjatë, më vonë u zhvendos në Irak dhe më në fund veproi me të ashtuquajturit anëtarë të nivelit të lartë të grupit terrorist të vendosur në kufirin Irak-Iran.
Autoritetet turke përdorin termin "neutralizim" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë u dorëzuan, u vranë ose janë kapur.
Operacioni anti-terror erdhi pas sulmit terrorist të PKK-së më 29 dhjetor ku u vranë 12 ushtarë turq në veri të Irakut. Sulmet ajrore turke, që atëherë, kanë shkatërruar dhjetëra objektiva terroriste në veri të Irakut dhe Sirisë, në të cilat janë neutralizuar terroristë të rangut të lartë.
Terroristët e PKK-së shpesh fshihen në veri të Irakut për të komplotuar sulme ndërkufitare në Türkiye, ndërsa dega e saj siriane njihet si YPG.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja, e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.