Agjencia Kombëtare e Inteligjencës (MIT) e Türkiyes, me një operacion në Kamishli të Sirisë, ka neutralizuar terroristin Mehmet Sarı, një nga të ashtuquajturit përgjegjës në Raka i organizatës terroriste PKK/KCK-PYD/YPG.
Sipas informacionit të marrë nga burime sigurie, terroristi Sarı, me emrin e koduar “Baran Kurtay”, pas aktiviteteve terroriste në Türkiye, shkoi në Siri në vitin 2014.
Sarı, i cili mori pjesë në aktivitetet terroriste në Raka së bashku me të ashtuquajturin udhëheqës të PKK-së, u neutralizua në një operacion të organizuar nga MIT në Kamishli të Sirisë më 14 prill.
TRT Balkan / agjencitë