Organizata Kombëtare e Inteligjencës së Türkiyes (MIT) neutralizoi Zeynep Eyverin, me emrin e koduar "Aryen Are", një nga të ashtuquajturat drejtuese të organizatës terroriste PKK/KCK-HPJ.
Sipas informacioneve të marra nga burime të sigurisë, në punimet e kryera nga MIT-i, u konstatua se Eyver, përgjegjëse për aktivitetet e të gjitha femrave terroriste në kufirin Iran-Irak, ndodhet në rajonin Pencevin në Sulaymaniyah të Irakut.
Terroristja, e cila po planifikonte aksion kundër bazave ushtarake në veri të Irakut, u neutralizua nga MIT-i para se të ndërmerrte veprime.
TRT Balkan / agjencitë