MIT-i neutralizon terrorist të rangut të lartë të PKK-së në Irakun verior / Photo: AA

Organizata Kombëtare e Inteligjencës së Türkiyes (MIT) neutralizoi Azad Akincin, të ashtuquajturin udhëheqës të kampit Makhmur të organizatës terroriste PKK/KCK, në veri të Irakut.

Akinci, për të cilin ishte lëshuar një fletarrest i kuq, për disa kohë ishte në burg në Türkiye me akuzën e kryerjes së aktiviteteve dhe propagandës në emër të një organizate terroriste.

Në fushatën e saj më shumë se 40-vjeçare të terrorit kundër Türkiyes, PKK-ja – e konsideruar një organizatë terroriste nga Türkiye, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG-ja është dega e saj siriane.

Terroristët e PKK/YPG-së shpesh fshihen përtej kufirit nga Türkiye në veri të Irakut dhe të Sirisë, ku komplotojnë sulme kundër forcave turke ose popullatës lokale.

TRT Balkan / agjencitë