Ministria e Mbrojtjes e Türkiyes njoftoi se 17 terroristë janë neutralizuar në veri të Irakut dhe Sirisë.
Në deklaratën e Ministrisë thuhet se asnjë vend nuk është i sigurt për terroristët.
"Forcat tona të armatosura heroike turke neutralizuan 14 terroristë të PKK-së në rajonet Metina dhe Gara në veri të Irakut dhe 3 terroristë të PKK/YPG-së të identifikuar në rajonin e 'Burimit të Paqes' në veri të Sirisë", thuhet në deklaratë.
TRT Balkan / agjencitë