Finlanda dhe Suedia nënshkruan memorandum trepalësh me Türkiye-n, me të cilin obligohen ta zgjidhin shqetësimin e sigurisë së Ankarasë lidhur me qëndrim e tyre për organizatat terroriste PKK dhe FETO, me qëllim hapjen e rrugës drejtë antarësimit të tyre në NATO.
Para nënshkrimit të dokumentit Türkiye i akuzoi shtetet nordike për shkeljen e normave ndërkombëtare duke iu dhënë strehimore grupit terroriste PKK dhe degëve të saj, si dhe grupit terroriste FETO drejtues i të cilit është Fetullah Gylen.
Raporti i fundit zbuloi se Suedia e ka furnizuar me armë grupin terroristë PKK
YPG dhe PYG janë degë siriane të organizatës terroriste PKK, ndërsa organizata terroriste FETO qëndron pas grusht shtetit të mposhtuar në vitin 2016 në Türkiye.
Këto janë obligimet e marra nga Finlanda dhe Suedia:
Ndërrprerje e mbështetjes për grupet terroriste
Finlanda dhe Suedia nuk do t’i japin mbështetje YPG/PYD, dhe organizatës të përshkruar si FETO në Türkiye.
Suedia dhe Finlanda ashpër e refuzojnë dhe dënojnë terrorizmin në të gjitha format dhe manifestimet e tij.
Finlanda dhe Suedia padyshim i dënojnë të gjitha organizatat terroriste të cilat kryejnë sulme kundër Türkiye-s, dhe e shprehin solidaritetin e tyre me Türkiye-n, dhe familjet e viktimave.
Po ashtu, Türkiye e jep mbështetjen e saj të plotë kundër kërcënimeve të sigurisë kombëtare për Finlandën dhe Suedinë.
Detyrimi për ndalimin e aktiviteteve terroriste
Finlanda dhe Suedia konfirmojnë se PKK është organizatë e ndaluar terroriste.
Finlanda dhe Suedia obligohen t’i parandalojnë aktivitetet e PKK-së dhe të gjitha organizatave tjera terroriste, degëve të tyre, si dhe aktivitetet e individëve dhe grupeve, apo rrjeteve të inspiruar, ose të lidhur me organizatat terroriste.
Türkiye, Finlanda dhe Suedia u pajtua ta përforocjnë bashkëpunimin e tyrë për t’i parandaluar aktivitet e këtyre organizatave terroriste.
Finlanda dhe Suedia i refuzojnë qëllimet e këtyre organizatave terroriste.
Legjislacion i ri për luftën kundër terrorizmit
Finlanda dhe Suedia do të zhvillojnë luftën kundër terrorizmit me vendosmëri dhe në pajtim me dispozitat e dokumenteve relevante, dhe politikave të NATO-s, dhe do t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për përforcim të mëtutjeshëm të legjislacionit vendas për këtë qëllim.
Vendet nordike, gjithashtu do të hulumtojnë dhe do t’i ndalojnë të gjitha aktivitet për financim dhe rekrutim të PKK-së, dhe të gjitha organizatave tjera terroriste dhe strukturave të tyre, si dhe degëve, grupeve apo rrjeteve të frymëzuar nga ata.
Në memorandum Finlanda, po ashtu u ndalë te ndryshimet e fundit të Kodit Penal, në të cilin janë vendosur vepra të reja ndëshkues për krimet nga terrori.
Ndryshimet e fundit hynë në fuqi me 1 janar të vitit 2022, me të cilët zgjerohet korniza e pjesëmarrjes në aktivitete të grupeve terroriste.
Njëkohësisht, nxitja publike lidhur me veprat e terrorizmit është kriminalizuar si kundërvajtje e posaçme.
Suedia konfirmoi se ligji i ri, më i reptë për qasjen e terrorizmit hynë në fuqi me 1 korrik dhe se Qeveria përgatitë përforcime shtesë të legjislacionit në luftën kundër terrorizmit.
Shfuqizimi i embargos për armatosje mes aleatëve të NATO-s
Türkiye, Finlanda dhe Suedia konfirmojnë se mes tyre më nuk do të ketë embargo për armatosje.
Suedia e ndryshon kornizën e saj nacionale rregullues për eksportin e armëve në raport me aleatët e NATO-s.
Finlanda dhe Suedia do të kujdesen që kornizat e tyre nacionale rregulluese për eksport të armëve të mundësojnë obligime të reja drejtë aleatëve dhe ta pasqyrojnë statusin e tyre si anëtare të NATO-s.
Në të ardhmen, eksporti mbrojtës nga Finlanda dhe Suedia do të bëhet në pajtim me solidaritetin e Aleancës dhe në pajtim me frymën e nenit 3 të Marrëveshjes së Uashingtonit.
Zgjidhja e kërkesave për dëbim apo ekstradim
Vendet do të vendosin mekanizëm të përbashkët dhe të strukturuar për dialog dhe bashkëpunim në të gjitha nivelet e pushtetit, përfshirë edhe mes organeve të ndjekes dhe agjencive për zbulim, për ta përforcuar bashkëpunimin në luftën kundër terrorizimit, krimit të organizuar dhe sfidave tjera të përbashkët kur ata të vendosin.
Finlanda dhe Suedia do t’ju përgjigjen kërkesave të Türkiye-s për dëbim apo ekstradim të të dyshuarve për terrorizëm në mënyrë të shpejtë dhe të plotë duke i pasur parasysh informacionet, dëshmitë dhe të dhënat e intelegjencës të siguruara nga Türkiye, dhe do të vendosin korniza juridike bilaterale të patjetërsueshme për bashkëpunim rreth sigurisë me Türkiye-n, në pajtim Konventën e BE-së për ekstradim.
Türkiye, Finlanda dhe Suedia obligohen të luftojnë kundër dezinformatave dhe të parandalojnë keqpërdorimin e ligjeve amë në favor apo për promovim të organizatave terroriste, përfshirë edhe përmes aktiviteteve të cilat e nxisin dhunën kundër Türkiye-s.
Ekzistojnë mekanizma të përbashkët
Türkiye, Finlanda dhe Suedia do të formojnë Mekanizëm të Përhershëm të Përbashkët me pjesëmarrje të ekspertëve nga ministritë e Punëve të Jashtme, MPB-ja dhe ministria e Drejtësisë, si dhe nga shërbimet e intelegjencës dhe institucinet e sigurisë.
Mekanizmi aktual i përbashkët do të hapet për përfshirjen e të tjerëve.
Türkiye, po ashtu e konfirmon mbështetjen e politikës shumëvjeçare të Dyerve të hapura të NATO-s, dhe pajtohet ta mbështesë në Samitin e Madridit në vitin 2022, ftesën që Finlanda dhe Suedia të bëhen antare të NATO-s.