Përsëri tërmet në Kahramanmaraş.     /Foto: AA

Një tërmet me magnitudë 5 goditi provincën jugore Kahramanmaraş të Türkiyes, në orët e para të ditës së sotme.

Autoritetit i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe të Emergjencave të Türkiyes (AFAD) tha se tërmeti goditi lagjen Onikisubat në një thellësi prej 6.5 kilometrash.

Tërmeti ndodhi në orën 5:53 të mëngjesit me orën lokale (0253 GMT).
Lëkundja erdhi ndërsa Türkiye po përballet me pasojat e tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit në rajonin jugor të vendit që kanë marrë të paktën 45.089 jetë.

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6, me qendër në Kahramanmaraş, kanë prekur rreth 13,5 milionë njerëz në 10 provinca të tjera, duke përfshirë Hatay, Gaziantep, Adiyaman, Malatya, Adana, Diyarbakir, Kilis, Osmaniye, Sanliurfa dhe Elazig.

TRT Balkan / agjencitë