Sistemi aktual ndërkombëtar, pa koncepte themelore si solidariteti, drejtësia dhe besimi, nuk mund të përmbushë as përgjegjësitë e tij minimale, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.
Duke iu drejtuar Forumit të Diplomacisë së Antalyas (ADF), i cili ka nisur në qytetin bregdetar mesdhetar të Türkiyes, Antalya, presidenti turk deklaroi të premten se konfliktet në Siri, Jemen, Libi dhe Ukrainë tregojnë se sistemi aktual global ka dështuar.
"Shekulli XXI po kthehet në epokën e krizave në kundërshtim me pritshmëritë, duke humbur kuptimin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla duke u bërë 'jo më shumë se slogan'," tha Erdoğan.
Rënia e rendit global
Duke u shprehur se kriza e Gazës është një dëshmi e rënies së rendit aktual global, presidenti turk thotë se "Ajo që po ndodh në Gaza nuk është thjesht konflikt, po tentativë gjenocidi - sepse edhe luftërat kanë rregullat e tyre".
Ndërsa lufta në Gazën e Palestinës është tashmë në ditën e saj të 147-të, presidenti turk vuri në dukje se si fëmijët, gratë dhe civilët janë vrarë brutalisht në Gaza.
Ai gjithashtu theksoi se si procesi njollos besimin e njerëzve në drejtësi dhe rend global, duke shtuar:
“Po flas për shënjestrim dhe barbari të pabesë dhe të pandershme, të cilës i mungon çdo ndjenjë nderi”.
Duke kritikuar rendin aktual ndërkombëtar dhe mbështetësit e Izraelit, ai tha se "fuqitë perëndimore që mbështesin pa kushte Izraelin që nga fillimi janë bashkëpunëtorë në gjakderdhjen me politikat e tyre hipokrite".
Sulmi brutal në zonën e rrethrrotullimit Al Nabulsi Duke treguar sulmin brutal të Izraelit ndaj popullit palestinez që presin në radhë për ndihmë në zonën e rrethrrotullimit Al Nabulsi në Gazën e rrethuar, presidenti turk Erdoğan tha: "Türkiye po ndjek barbarizmin e Izraelit me shqetësim të thellë". Sulmi i së enjtes gjatë një dërgese ndihme në Gazën veriore ka vrarë 112 palestinezë.
Presidenti turk duke komentuar këtë rast shtoi:
"Komuniteti global mund të shlyejë borxhin e tij ndaj popullit palestinez vetëm nëpërmjet krijimit të një shteti palestinez", duke përsëritur vërejtjet e Ankarasë për domosdoshmërinë e formimit të një shteti të pavarur dhe sovran palestinez me integritet territorial, me kryeqytet në Kudsin Lindor në bazë të kufijve të vitit 1967.
Forumi i Diplomacisë së Antalyas prek çështje të ndryshme globale
Forumi i Diplomacisë së Antalyas pret delegatë nga 147 vende, me rreth 4.500 pjesëmarrës, duke përfshirë 19 krerë shtetesh, 73 ministra dhe 57 përfaqësues ndërkombëtarë.
Nën temën gjithëpërfshirëse "Ngritja e diplomacisë mes krizave", forumi thellohet në çështje të ndryshme globale, duke përfshirë krizën klimatike, migrimin, ngritjen e ndjenjave antimyslimane, luftërat tregtare dhe inteligjencën artificiale.
Forumi i këtij viti përmban më shumë se 50 panele së bashku me ekspozita të ndryshme.
Gama e ndryshme e pjesëmarrësve përfshin diplomatë, politikanë, studentë, akademikë, si dhe përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile dhe komuniteti i biznesit.
Ndër ekspozitat e dukshme, ekspozita "Shekulli i Türkiyes" zbulon kontributet vizionare të Türkiyes në art, energji, mbrojtje dhe industri.
Forumi prezanton gjithashtu "Ëndrrat antiplumb: Ekspozita e piktorëve të fëmijëve të Gazës".
Organizuar nga Drejtoria e Komunikimeve të Türkiyes, kjo ekspozitë ofron një perspektivë unike mbi krizën humanitare në Gaza përmes syve të fëmijëve.