Zhvillimi në industrinë e mbrojtjes mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në luftën kundër fatkeqësive natyrore. Fatkeqësitë natyrore si tërmetet, përmbytjet, uraganet dhe zjarret mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme dhe humbje jete, dhe përdorimi i teknologjisë së avancuar të zhvilluar nga industria e mbrojtjes mund të ndihmojë në zbutjen e ndikimit të këtyre fatkeqësive dhe në përmirësimin e reagimit dhe përpjekjeve për rikuperim.
Specialisti i hapësirës ajrore dhe teknologjisë së mbrojtjes, Arda Mevlütoğlu, pwr TRT Balkan shprehet se produktet dhe teknologjitë e industrisë së mbrojtjes kanë një rëndësi të madhe në luftën kundër fatkeqësive natyrore dhe në reagimin pas katastrofës.
“Sistemet e sensorëve elektro-optikë, elektromagnetikë ose akustikë përdoren në identifikimin e viktimave të fatkeqësisë, për përcaktimin e shtrirjes së fatkeqësisë dhe zonën e prekur dhe menaxhimin e operacioneve të kërkim-shpëtimit dhe evakuimit”, shton ai.
Përpjekjet për lehtësimin e fatkeqësive forcohen nga bashkëpunimi mbrojtje-civil
Industria e Mbrojtjes është fokusuar tradicionalisht në zhvillimin e teknologjive dhe aftësive për të mbështetur operacionet ushtarake dhe sigurinë kombëtare. Megjithatë, shumë nga këto teknologji dhe aftësi të njëjta mund të jenë gjithashtu të dobishme për t’iu përgjigjur fatkeqësive natyrore dhe situatave të tjera emergjente.
“Ne e pamë këtë situatë gjatë pandemisë COVID-19. Në Itali dhe në disa vende të tjera evropiane, të goditura më së shumti nga epidemia në fillim të vitit 2020, sistemi i kujdesit shëndetësor ishte në prag të kolapsit. Ndaj në spitale morën përgjegjësinë pajisjet sanitare dhe personeli i Forcave të Armatosura. Në fakt, Federata Ruse dërgoi njësi të ushtrisë të specializuara për sëmundjet epidemike dhe kontaminimin në Itali në mars të vitit 2020”, thotë Mevlütoğlu.
Kështu, është e rëndësishme të theksohet se Industria e Mbrojtjes mund të mos jetë domosdoshmërisht burimi më i mirë për reagimin ndaj fatkeqësive natyrore. Kapaciteti civil është gjithashtu i rëndësishëm për t’u zhvilluar vetë.
“Edhe pse inventarët e industrisë së mbrojtjes funksionojnë në zonën e tërmetit me gjithë teknologjinë e saj të përditësuar dhe të avancuar, mund të thuhet se është e rëndësishme të rritet kapaciteti civil në tema të tilla si ura ajrore, spitale modulare, objekte akomoduese modulare”, thekson Mevlütoğlu.
Nga fuqia ushtarake te ndihma në fatkeqësi: kapaciteti mbrojtës i Türkiyes rritet
Që nga fillimi i tërmeteve shkatërrues të 6 shkurit ku ndërruan mijëra jetë dhe u shkatërruan 11 provinca në Türkiye, qeveria turke dhe organizata të tjera humanitare kanë mobilizuar një sërë burimesh, duke përfshirë ekipet e reagimit ndaj emergjencave, personelin mjekësor, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe furnizimet për të ndihmuar ata të prekur nga fatkeqësia.
Produktet vendase dhe kombëtare të Industrisë Turke të Mbrojtjes gjithashtu kontribuan ndjeshëm në punën në zonën e tërmetit për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të krijuar një mjedis më të jetueshëm.
“Të gjitha platformat ajrore fluturuese në inventarin e Forcave të Armatosura Turke, pa përjashtim, janë përdorur në operacionet e kërkim-shpëtimit, evakuimit dhe mbështetjes pas tërmetit. U krijua ura ajrore me avionë transportues dhe helikopterë. Koordinimi i urave ajrore u sigurua nga avioni Boeing E-7 Peace Eagle, një sistem i Paralajmërimit dhe Kontrollit të Hershëm Ajror (AEW&C)”, thotë Mevlütoğlu.
“Misionet e vëzhgimit, të kërkim-shpëtimit dhe të komunikimit u kryen me drone turke. Për më tepër, sistemi Through-Wall Radar, i cili përdoret për zbulimin dhe vendndodhjen e objektivave statike dhe/ose lëvizëse, veçanërisht njerëzit pas barrierave ose mureve të forta, i zhvilluar nga kompania teknologjike me bazë në Türkiye, u përdor për zbulimin dhe shpëtimin e viktimave nën gërmadha.” shton ai.
Dronët turq bëjnë dallimin
Një fushë ku industria e mbrojtjes ka pasur një ndikim të rëndësishëm në reagimin ndaj fatkeqësive natyrore është zhvillimi i mjeteve ajrore pa pilot (UAV), të njohura zakonisht si dronë.
Nw rend tw parw këta dronë mund të përdoren për të vëzhguar zonat e katastrofës dhe për të ofruar imazhe dhe të dhëna në kohë reale për reaguesit e parë, duke u ndihmuar atyre të identifikojnë zonat që kërkojnë vëmendje të menjëhershme dhe të planifikojnë përpjekjet e shpëtimit dhe rikuperimit në mënyrë më efikase.
“Dronët, të cilët mund të qëndrojnë në ajër për një kohë të gjatë, tregojnë përfitime të mëdha në reagimin ndaj fatkeqësive. Në fakt, shumë dronë u dërguan në rajon menjëherë pas tërmetit të 6 shkurtit në Türkiye dhe mbështetën kërkim-shpëtimin, vlerësimin e dëmeve dhe operacionet e evakuimit”, thotw Mevlütoğlu.
Për shembull, për të mbështetur aktivitetet e kërkim-shpëtimit dhe vlerësimit të dëmeve në zonën e tërmetit, 9 aeroplanë Bayraktar Akıncı dhe 40 Bayraktar TB2 kryen afërsisht 2000 orë mision fluturimi.
Tutje, industria e mbrojtjes ka zhvilluar teknologji të avancuara komunikimi që mund të përdoren për të krijuar rrjete të besueshme komunikimi në zonat e goditura nga katastrofa ku sistemet tradicionale të komunikimit mund të jenë ndërprerë.
Teknologjia e dronëve mund të ndihmojë reaguesit e parë të koordinojnë përpjekjet e tyre dhe të komunikojnë me komunitetet e prekura, duke përmirësuar efikasitetin e operacioneve të shpëtimit dhe ndihmës.
“Mund të jap një shembull interesant të përdorimit të teknologjive të mbrojtjes në përgjigjen emergjente gjatë tërmetit në Türkiye. Një UAV Aksungur i pajisur me një stacion bazë GSM fluturoi mbi zonën e prekur nga fatkeqësia për të rivendosur komunikimin me telefon celular. Aksungur shërbeu si një stacion bazë në lartësi të madhe”, tha Mevlütoğlu.
Dronët Aksungur filluan të transmetojnë imazhe të menjëhershme në zonën e tërmetit dhe të ofrojnë shërbimin e komunikimit të telefonisë celulare me stacionin bazë në të. Kjo teknologji u aplikua për herë të parë.
Ndryshe, zhvillimi në industrinë e mbrojtjes mund të ketë një ndikim pozitiv në luftën kundër fatkeqësive natyrore duke ofruar teknologji të avancuar dhe sisteme komunikimi.