Deri më tani në Türkiye janë arrestuar 218 persona, të dyshuar për mangësi në ndërtimin e ndërtesave të shembura nga tërmetet që goditën jugun e vendit më 6 shkurt.
Në kuadër të hetimeve të nisura nga prokuroria janë gjetur përgjegjës gjithsej 869 persona. Deri më tani janë arrestuar 218 persona, ndërsa për 151 të dyshuar janë lëshuar urdhërarrest.
Gjithashtu, u konstatua se 31 të dyshuar nuk janë gjallë, ndërsa pesë prej tyre ndodhen jashtë vendit.
Siç njoftoi prokuroria, 81 të dyshuar janë liruar pas dhënies së dëshmisë.
Numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese që goditën Türkiyen më 6 shkurt është rritur në 45.089 tha në njoftimin e fundit Agjencia Shtetërore e Menaxhimit të Fatkeqësive (AFAD).
Tërmete me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë goditën 11 provinca turke më 6 shkurt: Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Elazig, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaras, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.
Më shumë se 13 milionë njerëz në Türkiye u prekën nga tërmetet, siç ishin shumë në Sirinë veriperëndimore.