Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes dënoi veprimet pushtuese të Izraelit në territorin e Sirisë.
"Dënojmë fuqishëm hyrjen e Izraelit në zonën e ndarjes midis Izraelit dhe Sirisë në kundërshtim me Marrëveshjen e Ndarjes së Forcave të nënshkruar në vitin 1974 dhe avancimin e tij në territorin sirian", tha MPJ-ja turke.
"Në këtë periudhë të ndjeshme kur është shfaqur mundësia për arritjen e paqes dhe stabilitetit që populli sirian ka dëshiruar prej shumë vitesh, Izraeli po shfaq sërish mentalitetin e tij pushtues", theksohet në deklaratë.
Më tej në deklaratë theksohet mbështetja e Türkiyes për sovranitetin, unitetin politik dhe integritetin territorial të Sirisë.
TRT Balkan / agjencitë