Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, u takua në Brazil me ministren për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar të Republikës së Afrikës së Jugut, Naledi Pandor.
Sipas informacioneve të siguruara nga burimet diplomatike, mësohet se Fidan u takua me ministren për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar të Afrikës së Jugut, në qytetin Rio de Zhaneiro të Brazilit në të cilin po ndodhet për Takimin e Ministrave të Jashtëm të G20.
Ministri Fidan tha se Türkiye mbështet kërkesën e Republikës së Afrikës së Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND). Në takim u trajtuan edhe përgatitjet për vizitën zyrtare që parashikohet të zhvillohet brenda këtij viti në Türkiye nga presidenti i Republikës së Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa.
Gjithashtu, u diskutuan edhe çështjet për marrëdhëniet dypalëshe, ekonominë, tregtinë, arsimin dhe ato kundër terrorizmit.
Në ditën e dytë të Takimit të Ministrave të Jashtëm të G20, ministri Fidan u takua edhe me ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergey Llavrov, ministrin e Jashtëm të Francës Stephane Sejourne, ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite Faisal bin Farhan, si dhe ministren e Jashtme të Meksikës Alicia Barcena.