Türkiye mirëpret njoftimet nga Spanja, Irlanda e Norvegjia për njohjen e Palestinës. /      Foto: AA

Türkiye mirëpriti të mërkurën njoftimet nga Spanja, Irlanda dhe Norvegjia për njohjen e shtetit të Palestinës.

“Ne jemi shumë të kënaqur me njoftimet nga Spanja, Irlanda dhe Norvegjia se ata do të njohin shtetin e Palestinës”, tha Ministria e Jashtme turke në një deklaratë.

"Njohja e Palestinës është një kërkesë e së drejtës ndërkombëtare, drejtësisë dhe ndërgjegjes. Është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për rimëkëmbjen e të drejtave të uzurpuara të popullit palestinez nën pushtim dhe për Palestinën për të arritur statusin që meriton në komunitetin ndërkombëtar”, theksoi ministria.

"Si Türkiye, ne do të vazhdojmë të përpiqemi që më shumë vende të njohin Palestinën", thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme të Türkiyes.

Njohja zyrtare nga tri kombet për shtetin e pavarur palestinez do të hyjë në fuqi më 28 maj, kanë njoftuar liderët e tyre.

AA