Forcat turke të sigurisë “neutralizuan” shtatë terroristë të PKK/YPG në veri të Sirisë, tha të mërkurën Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.
Terroristët u zbuluan në zonën e Operacionit Mburoja e Eufratit në veri të Sirisë, tha ministria në X.
“Forcat tona të Armatosura heroike turke neutralizuan 7 terroristë të PKK/YPG-së të zbuluar në rajonin e Mburojës së Eufratit në veri të Sirisë me një operacion të suksesshëm”, shtuan nga ministria.
Autoritetet turke përdorin termin "neutralizoj" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë u dorëzuan ose u vranë ose u kapën. Ankaraja ka nisur një treshe operacionesh të suksesshme antiterroriste që nga viti 2016 përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist PKK/YPG dhe për të mundësuar vendosjen paqësore të banorëve: Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018), dhe Pranvera e Paqes (2019).
Në fushatën e saj terroriste gati 40-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja - e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja dhe BE-ja – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.
26 Qer 2024
Türkiye 'neutralizon' 7 terroristë të PKK/YPG-së në veri të Sirisë
“Terroristët u zbuluan në zonën e Operacionit Mburoja e Eufratit në veri të Sirisë”, thotë Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.
AA
Lajme të ngjashme
MIT neutralizon terroristen e rangut të lartë të PKK-së në veri të Irakut
Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke e ka neutralizuar me sukses terroristen Sebahat Ormanli, e njohur me emrin e koduar Mizgin Guyi, që organizoi aktivitete terroriste që përfshinin zjarrvënie në zonat urbane dhe nëpër pyjet e Türkiyes.
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.