Abu Rudeine: S’ka stabilitet në rajon pa njohjen e shtetit të Palestinës / Photo: AA

Nëse ekziston një vullnet ndërkombëtar për të rivendosur stabilitetin në rajon dhe në botë, duhet të ketë njohje të shtetit të pavarur palestinez në kufijtë e 4 qershorit 1967, me Jerusalemin (Kudsin) Lindor si kryeqytet”, tha zëdhënësi i presidentit palestinez, Nabil Abu Rudeineh.

Komenti i tij erdhi pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi më herët se ai refuzon çdo lëvizje për të krijuar një shtet palestinez kur Izraeli të përfundojë ofensivën e tij kundër Gazës.

“I gjithë rajoni është në prag të një shpërthimi vullkanik për shkak të politikave agresive të ndjekura nga autoritetet okupuese izraelite kundër popullit palestinez dhe të drejtave të tij legjitime”, tha Abu Rudeineh.

Abu Rudeineh u shpreh se deklarata e Netanyahut që kundërshton krijimin e një shteti palestinez "konfirmon se kjo qeveri është e vendosur të shtyjë të gjithë rajonin në humnerë".

Më herët, Netanyahu tha se ai i ka komunikuar ShBA-së se kundërshton krijimin e një shteti palestinez si pjesë e çdo skenari të pasluftës.

Ai u zotua të vazhdojë një fushatë ushtarake derisa Izraeli të arrijë një fitore vendimtare kundër grupit palestinez Hamas, diçka që shumë analistë kanë thënë se është e pamundur.

Prej fillimit të luftës, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, të paktën 24.620 palestinezë janë vrarë që atëherë në përgjigjen izraelite, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe 61.830 janë plagosur, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Ofensiva izraelite ka lënë 85% të popullsisë së Gazës të zhvendosur brenda në mes të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60% e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas OKB-së.

TRT Balkan / agjencitë