Aeroporti i Frankfurtit përmbytet nga uji / Foto: Reuters

Aeroporti i Frankfurtit në Gjermani përmbytet nga uji i shkaktuar si pasojë e shirave intensive dhe stuhisë të cilët janë efektivë në disa rajone të vendit.

Në përmbytjet e shkaktuara në Frankfurt, krahas bodrumeve të shumë shtëpive uji ka përfshirë edhe aeroportin, ku si pasojë janë anuluar edhe shumë fluturime.

Në një deklaratë nga zyra e zëdhënësit të aeroportit, thuhet se për shkak të ujit të mbledhur në vendpritjen e avionëve janë anuluar shumë fluturime, se janë shënuar vonesa në disa fluturime dhe se disa avionë janë drejtuar në aeroporte të tjera.

Më tej, informohet se nuk janë kryer rreth 70 fluturime që priteshin që të zhvilloheshin mbrëmë natën në aeroport.

Për shkak të reshjeve ekstreme dhe stuhisë jeta është ndikuar negativisht edhe në rajonet Baden-Württemberg, Rheinland-Pfalz dhe Thüringen të vendit.

Policia ka njoftuar se shumë kapakë pusetash nëpër rrugë janë hequr dhe se uji ka përmbytur bodrumet e shumë shtëpive.

Theksohet se shumë zjarrfikës kanë punuar deri në mëngjes për të evakuuar ujin nëpër shtëpi, rrugë dhe nënkalime.

AA