Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev i tha Sekretarit Amerikan të Shtetit Anthony Blinken se masat antiterroriste në Karabakh do të ndalen vetëm nëse Forcat e Armatosura armene do të heqin armët.
Aliyev shpjegoi arsyet e masave në rajon gjatë një bisede telefonike me Blinkenin, sipas njoftimit të sotëm për shtyp të Presidencës së Azerbajxhanit.
Lidhur me praninë e Forcave të Armatosura armene në Karabak, provokimet e tyre të shtuara muajt e fundit dhe të ashtuquajturat "zgjedhje presidenciale" të regjimit, Aliyev theksoi se Baku duhej të merrte masa antiterroriste për të parandaluar ato veprime.
“Ushtria e Azerbajxhanit nuk synon civilët dhe objektet e infrastrukturës, por vetëm shkatërron objektiva legjitime ushtarake”, shtoi Aliyev.
Ai përsëriti thirrjen e tij për dialog ndërsa operacionet antiterroriste vazhdojnë.
Ish-republikat sovjetike kanë qenë në konflikt që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Karabakun, një territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, dhe shtatë rajone fqinje.
Pjesa më e madhe e territorit u çlirua nga Baku gjatë konfliktit ushtarak në vjeshtën e vitit 2020, i cili përfundoi me një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia dhe hapi derën e normalizimit.