Analizë e KWF-së, paralajmëron kthesë të keqe për ekonominë gjermane.     /Foto: AA

Në mungesë të ndryshimeve të mëdha, banka shtetërore gjermane e zhvillimit KFW ka paralajmëruar me terma jashtëzakonisht të ashpër për një kthesë të keqe ekonomike të Gjermanisë.

Sipas një analize të raportuar paraprakisht të hënën nga e përditshmja “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, baza për prosperitetin në rritje është duke u shkatërruar.

Ekspertët e KWF-së e konsiderojnë si kërcënim rënien e ofertës të punonjësve të kualifikuar dhe trendin e dobët të produktivitetit të kompanive.

Sipas analizës së bankës gjermane, nëse asgjë nuk ndryshon para fundit të kësaj dekade Gjermania do të hyjë në një “epokë të stagnimit të vazhdueshëm, ndoshta edhe zvarritjen e prosperitetit të ngadalësuar”.

“Do të priten konfliktet në rritje të shpërndarjes dhe konkurrencë më e madhe për burimet e pakta”, paralajmëroi KWF.

Kryeekonomisti i KWF-së, Fritzi Kohler-Geib, paralajmëroi për një problem me përmasa historike.

“Kombinimi i ngushtimit të ofertës së punës vendase në afat të gjatë dhe zhvillimit të dobët të produktivitetit përbën një sfidë unike që është shumë e re për ne në periudhën e pasluftës”, tha Kohler-Geib.

Banka e zhvillimit sugjeroi tri rrugë për të shmangur varfërinë, respektivisht futjen e më shumë njerëzve në punë, tërheqjen e më shumë emigrantëve në vend, si dhe rritjen e produktivitetit të punës.

Megjithatë, asnjë nga këto masa nuk mund ta zgjidhë problemin e vetme. Emigracioni neto, për shembull, do të duhet të rritet nga 330 mijë njerëz në vitin 2021 në 1.8 milionë emigrantë në moshë pune në vit.

Por, sipas analizës, “emigrimi neto i këtyre përmasave duket jorealist”.

Në mënyrë që të integrohen më shumë emigrantë në tregun gjerman të punës, KFW-ja tha se është e nevojshme, ndër të tjerash, sa më parë t’u ofrohen atyre kurse të gjuhës gjermane që ata të fitojnë më shpejt një terren në fuqinë punëtore.

Gjithashtu, sipas KWF-së, duhet bërë më e lehtë njohja e kualifikimeve të fituara jashtë vendit.

AA