Pozicionet e ushtrisë së Azerbajxhanit në Kalbajar dhe Lachin janë goditur me artileri topash nga ushtria armene.     Foto: AA

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se pozicionet e ushtrisë së Azerbajxhanit në Kalbajar dhe Lachin janë goditur me artileri topash nga ushtria armene.
"Pavarësisht armëpushimit, mbrëmë natën dhe në orët e mëngjesit njësitë tona në Kalbajar dhe Lachin janë goditur me mortaja dhe artileri topash nga ushtria armene. Ndërkohë edhe njësitë tona këtu janë kundërpërgjigjur", thuhet në deklaratën e ministrisë.
Ndër të tjera theksohet se ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit është hapur zjarr me intervale të caktuara dhe se njësitë azerbajxhanase kanë dhënë përgjigjen e nevojshme.
Po ashtu Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit ka bërë të ditur se 50 ushtarë të Azerbajxhanit ranë dëshmorë nga provokimet e Armenisë.
Përleshjet ndërmjet Azerbejxhanit dhe Armenisë filluan dy ditë më parë, pas provokimeve të gjera në kufi në drejtim të qyteteve Dashkesan, Kalbajar dhe Laçin.
Ndaj këtij konflikti i menjëhershëm ka qenë reagimi i komunitetit ndërkombëtar, në mesin e të cilëve edhe ministrit të jashtëm të Türkije-s Mevlüt Çavuşoğlu, i cili bëri thirrje që Armenia të ndalojë së provokuari.
"Armenia tani duhet të ndalojë së provokuari. Ata duhet të fokusohen në negociatat e paqes dhe në bashkëpunim në kuadër të pajtimit që kanë arritur me Azerbajxhanin", tha Çavuşoğlu.
Marrëdhëniet midis ish-republikave sovjetike të Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Nagorno-Karabakun, i njohur gjithashtu si Malësia e Karabakut, territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.
Në vitin 2020, Azerbajxhani çliroi disa qytete dhe mbi 300 vendbanime dhe fshatra që ishin të pushtuara nga Armenia, dhe luftimet përfunduan me një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia.

AA