Hamasi përsërit angazhimin e tij ndaj marrëveshjes duke vënë në dukje se vonesa është për shkak të “arsyeve teknike dhe logjistike.”
Armëpushimi në Gaza nuk do të fillojë derisa të merret lista e pengjeve që do të lirohen, tha të dielën zëdhënësi i ushtrisë izraelite.
Grupi palestinez Hamasi përsëriti përkushtimin e tij ndaj marrëveshjes duke vënë në dukje se vonesa është për shkak të "arsyeve teknike dhe logjistike".
Armëpushimi midis Hamasit dhe Izraelit u vendos të hynte në fuqi në Rripin e Gazës në orën 8:30 të mëngjesit me orën lokale (06;30 GMT) të dielën sipas afatit kohor të rënë dakord të vendosur nga ndërmjetësuesit Katari, Egjipti dhe ShBA-ja.
Marrëveshja që përfshin ndalimin e armiqësive dhe shkëmbimin e të burgosurve është në përputhje me afatin kohor të rënë dakord nga ndërmjetësuesit Katari, Egjipti dhe ShBA-ja.
Armëpushimi midis Hamasit dhe Izraelit pritet të ndalojë një luftë gjenocidale izraelite në Gaza, që vazhdon që nga 7 tetori 2023, e cila ka vrarë afro 47.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe ka plagosur mbi 110,700 të tjerë, sipas autoriteteve shëndetësore lokale.