Policia ka arrestuar një të dyshuar në lidhje me vrasjen e katër burrave muslimanë në shtetin amerikan Neë Mexico. Sipas tyre, bëhet fjalë për 51-vjeçarin Muhammad Syed, me prejardhje nga Afganistani.
Autoritetet thanë se vrasjet mund të kenë të nxitura nga inatet personale. Nuk u përjashtua edhe mundësia e fërkimeve ndër sektare.
Katër viktimat në Albuquerque ishin me origjinë afgane ose pakistaneze. Njëri u vra në nëntor dhe tre të tjerët në dy javët e fundit.
Shefi i policisë së qytetit Albuquerque, Harold Medina, tha se oficerët gjetën një automjet që ata besonin se ishte i përfshirë në vrasje dhe ndaluan shoferin, të cilin ai e identifikoi si “të dyshuarin kryesor për vrasjet”.
Ndryshe, të premten vonë, Naeem Hussain, 25-vjeç, u gjet i vdekur nga policia. Ai ishte muslimani i tretë i vrarë në qytet brenda dy javësh dhe i katërti që nga nëntori.
Disa orë para vdekjes së tij, Hussain i cili sapo ishte bërë shtetas amerikan, mori pjesë në një funeral për dy nga viktimat e tjera të të shtënave.
Zëdhënësi i Qendrës Islamike në Neë Mexico, Tahir Gauba, tha se Hussain kishte shprehur shqetësim për të shtënat e fundit.
10 Gus 2022
Arrestohet një i dyshuar për katër vrasjet e muslimanëve në Albuquerque
Katër viktimat në Albuquerque ishin me origjinë afgane ose pakistaneze. Njëri u vra në nëntor dhe tre të tjerët në dy javët e fundit
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.