Asetet e kompanisë gjermane Linde bllokohen në Rusi /       Foto: AA

Në Rusi janë ngrirë asetet e kompanisë gjermane Linde në vlerë rreth 1,2 miliardë dollarë (1,1 miliardë euro).

Gjykata në St. Petersburg dhe Leningrad Oblast dhanë një vendim mbi padinë e ngritur nga kompania RusHimAlyans kundër Linde.

Vendimi i gjykatës ngriu asetet e kompanisë Linde me vlerë rreth 1,2 miliardë dollarë.

Linde ishte një nga garantuesit e kontratës me Commerzbank, e cila u ndërpre për shkak të sanksioneve në lidhje me ndërtimin e një fabrike të përpunimit të gazit natyror në Rusi.

RusHimAlyans, e cila mori pjesë në projekt, ngriti një padi kundër kompanive që nuk përmbushën detyrimet e tyre, duke përmendur sanksionet.

Në Rusi, paraprakisht ishte vendosur që fondet e Commerzbank me vlerë 94,9 milionë euro t'i transferohen RusHimAlyans, një filial i Gazprom.

AA