Një shtetas grek (39) është nën hetim për spiunim të dyshuar për Rusinë, njoftoi të hënën Qeveria e Austrisë.
Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Publike e Austrisë tha se i dyshuari është djali i një ish-spiuni rus, i cili dikur ka shërbyer si diplomat në Austri dhe Gjermani. Autoritetet e kanë ndjekur për një kohë të gjatë të dyshuarin, i cili ka marrë trajnime ushtarake në Rusi.
U vu re gjithashtu se spiuni i dyshuar i rriti aktivitetet e tij përpara se Rusia të niste një luftë kundër Ukrainës.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, forcat austriake të sigurisë konfiskuan pajisje komunikimi elektronike, si dhe pajisje dëgjimi dhe kostume për asgjësimin e mjeteve shpërthyese.
AA