Baerbock: Synojmë të ndalojmë sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës /               Foto: AA

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se synojnë të ndalojnë sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës të cilat shkelin ligjin ndërkombëtar.

Baerbock bëri deklarata për mediat përpara takimit informal të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s në Pragë të Republikës Çeke.

"Qëllimi ynë është të ndalojmë sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës të cilat shkelin ligjin ndërkombëtar", tha ajo.

"Rusia e riktheu luftën në Evropë dhe situatat e sigurisë ndryshuan në mënyrë dramatike" deklaroi Baerbock. Duke folur për rëndësinë e NATO-s ajo tha: "Kemi parë se sa e rëndësishme është të kemi vende ku mund të diskutojmë në paqe vështirësitë".

Duke bërë të ditur se shihet që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin vazhdon sulmin e tij të pamëshirshëm jo vetëm ndaj popullit të Ukrainës por edhe në kufirin jashtë Ukrainës, Baerbock tha:

"Bashkimi Evropian është provokuar shumë herë në kufirin e NATO-s (nga Rusia). Kjo është arsyeja pse çështja e sigurisë është kaq qendrore, kryesisht për partnerët tanë të Evropës Lindore, Baltike dhe Evropës Veriore".

AA