Bashkëshortja kancelarit gjerman Olaf Scholz, Britta Ernest ka hedhur në koshin e plehrave dokumente të klasifikuara, të cilat u gjetën nga fqinjët e çiftit Scholz.
Ministrja e Arsimit të shtetit federal Brandenburg, Britta Ernst ka hedhur disa drafte dhe letra të bashkëshortit të saj dhe kancelarit gjerman Scholz, njoftoi "Der Spiegel".
Në mesin e tyre kishte dokumente të klasifikuara ku shkruhej "vetëm për përdorim privat-zyrtar", të cilat kishin të bënin me karakteristikat e krerëve të vendeve të G7 dhe bashkëshortëve të tyre.
Dokumentet që kishte hedhur në koshin e plehrave Ernst u gjetën nga fqinjët e tyre.
Me që këto dokumente ministria e Jashtme i kishte kategorizuar si konfidenciale "private-vetëm për përdorim zyrtar", Ernst nuk ka pasur të drejtë t'i hedh të njëjtat pa asgjësim adekuat.
Në Gjermani, ku dokumentet e klasifikuara u nënshtrohen rregullave të rrepta, dokumentet e nënvizuara "për përdorim zyrtar" duhet të asgjësohen ashtu që përmbajtja e tyre të bëhet e padukshme dhe e pakthyeshme.
Krerët e vendeve të G7, të përbërë nga SHBA-ja, Gjermania, Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Italia dhe Japonia, u mblodhën më 26-28 qershor në margjinat e samitit të G7, që u mbajt në pallatin Elmau në Gjermani.
25 Kor 2022
Bashkëshortja e kancelarit Scholz hodhi në plehra dokumente të klasifikuara
Karakteristika e krerëve të G7 dhe grave të tyre kanë qenë të shënuara në dokumente
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.