Basketbollistja franceze e suspenduar ëndërron kthimin në parket me shami.     /Foto: AA

Basketbollistja franceze Salimata Sylla kishte dëshirë të zjarrtë të luajë në ndeshjet zyrtare me mbulesë të kokës, mirëpo një gjë e tillë iu ndalua në janar të këtij viti.

E quajtur me nofkën “Sila”, një lojtare e ekipit të ligës së tretë Aubervilliers, filloi të mbante shami tri vjet më parë.

E lindur në Paris, Sylla, tani 25 vjeçe, filloi të merrej me basketboll 14 vjet më parë me drejtimin e motrave të saj.

“Familja ime, miqtë e mi, të gjithë më pranojnë ashtu siç jam sepse jam ‘Sali’”, ka thënë Sylla.

Më herët, më 8 janar, lojtares së re iu ndalua pjesëmarrja në ndeshjet zyrtare.

Në qytetin e Escaudain, trajneri i saj erdhi tek ajo dy minuta para fillimit të ndeshjes dhe i tha: “Më vjen keq Sali, por nuk mund të luash me shami”.

Më pas ajo foli me gjyqtarët dhe ata i thanë se “çdo aksesor që mbulon kokën konsiderohet i papërshtatshëm për lojën”, siç thuhet në rregulloren e Federatës Franceze të Basketbollit (FFBB).

Krijimi i ligës “Ball.Her”

Sylla më pas krijoi Ligën e Grave “Ball.Her” dhe tha “Unë dua të ndërtoj fusha të shëndosha për të gjithë. Ne nuk mund ta gjejmë veten të poshtëruar në fushë dhe jashtë. Lidhja e grave të Ball.Her është këtu për të pranuar të gjitha vajzat, pa diskriminime a pabarazi, që ne të shijojmë basketbollin që e duam kaq shumë”.

Që nga viti 2017, qeveria franceze dhe Federata Ndërkombëtare e Basketbollit i kanë lejuar lojtarët të mbajnë shami gjatë lojës, shtoi ajo.

FFBB-ja ende nuk iu është përgjigjur pyetjeve të saj në lidhje me ndalimin.

Salimata Sylla tha se aspiron të kthehet në ligën FFBB me shaminë e saj, duke shtuar se Federata Franceze e Hendbollit i lejon gratë të luajnë me kokë të mbuluar.

TRT Balkan / agjencitë