Vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) ranë dakord për paketën e nëntë të sanksioneve kundër Rusisë, e cila përfshin shtimin në listën e sanksioneve të rreth 200 individëve dhe institucioneve dhe tri bankave ruse, vendosjen e ndalesës së eksportit të produkteve për përdorim të dyfishtë si dhe ndalimin e investimeve në miniera.
Çekia, e cila ka presidencën e radhës në BE, në një postim në median sociale deklaroi se "Ambasadorët ranë dakord në parim mbi paketën e sanksioneve të përgatitur kundër Rusisë si një pjesë e mbështetjes së BE-së ndaj Ukrainës".
Në postim thuhet se procesi për miratimin e paketës së nëntë të sanksioneve kundrejt Rusisë do të përparojë me procedurat me shkrim dhe do të përfundojë nesër.
Ndërkohë, nuk janë ndarë ende informacionet lidhur me përmbajtjen e paketës së re të sanksioneve.
Në propozimin që Komisioni Evropian bëri javën e kaluar për paketën e nëntë të sanksioneve, përfshiheshin shtimi në listën e sanksioneve i rreth 200 individëve dhe institucioneve dhe tri bankave ruse, ndalimi i eksporteve të produkteve me përdorim të dyfishtë dhe ndalimi i investimeve në miniera.
16 Dhj 2022
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.