Bashkimi Evropian ka dakorduar një valë të re sanksionesh ndaj Rusisë, pas vendimit të Moskës për aneksimin e katër rajoneve në Ukrainë, njoftoi presidenca Çeke me Unionin.
Pakoja më e re, e teta me radhë që nga ofenziva ruse në shkurt, tani po kalon procedurën përfundimtare të miratimit e cila, nëse nuk dalin kundërshtime, do të publikohet dhe do të hyjë në fuqi të enjten, tha ambasadori i Republikës Çeke në BE në një publikim në Twitter.
“Sapo kemi arritur marrëveshje politike për sanksione të reja ndaj Rusisë – një përgjigje e fortë e BE-së ndaj aneksimit ilegal të territoreve ukrainase nga Putini”, shkruan ambasadorja Edita Hrda.
Deri tani nuk janë bërë publike detajet e sanksioneve të reja.
TRT World