Sistemi i regjistrimit të hyrjes dhe daljes nga Bashkimi Evropian, pra Shengen për shtetasit e vendeve të treta, të cilët nuk kërkojnë vizë për të hyrë në atë zonë, duke i përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor, duhet të lansohet në mënyrë sekuenciale, pra numri dhe kohëzgjatja e futjes së sistemit do të vendoset nga secili prej vendeve të Shengenit individualisht dhe afati i zbatimit për të gjitha është gjashtë muaj.
Përkatësisht, rregullat e reja vlejnë për qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë e Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi,, Moldavisë, Ukrainës, madje edhe Gjeorgjisë.
Gjegjësisht, propozimi i miratuar i Komisionit Evropian parasheh fillimin gradual të punës së EES-së në një periudhë gjashtëmujore. Në praktikë, kjo do të thotë që të gjitha Shtetet Anëtare do të fillojnë të përdorin EES që nga dita e parë në një ose më shumë pikat kufitare. Autoritetet kufitare do të regjistrojnë gradualisht në sistem të dhënat për shtetasit e vendeve të treta që kalojnë kufijtë, duke filluar nga të paktën dhjetë pika kufitare dhe në fund të gjashtëmujorit do të arrijnë në regjistrimin e plotë të të gjithë personave.
Gjatë kësaj periudhe, të dhënat e pasagjerëve do të regjistrohen në mënyrë elektronike vetëm në kufijtë ku do të operojë EES-ja. Paralelisht, pasaportat do të vazhdojnë të printohen në të gjithë kufijtë.
Shtetet Anëtare do të përcaktojnë plane hapjeje, duke përcaktuar detajet e futjes në faza në nivel qendror dhe kombëtar, si dhe Shtetet Anëtare do t'i raportojnë gjithashtu Komisionit progresin e tyre në baza mujore.
Shtetet anëtare që dëshirojnë të fillojnë plotësisht përdorimin e EES-së nga dita e parë do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë. Pas një periudhe prej gjashtë muajsh, EES-ja duhet të zbatohet plotësisht në të gjitha shtetet anëtare.
"Sistemi i hyrjes/daljes është një hap kyç në arritjen e kontrollit të kufirit të digjitalizuar evropian, duke forcuar më tej qasjen e BE-së për menaxhimin e integruar të kufijve për të komunikuar së bashku", sipas Komisionit Evropian.
Në veçanti, EES-ja është një sistem i automatizuar IT që regjistron shtetasit jo-BE që udhëtojnë për një qëndrim të shkurtër sa herë që kalojnë kufijtë e jashtëm të ndonjë prej këtyre shteteve anëtare të BE-së dhe vendeve të lidhura të Shengenit.
Sistemi do ta regjistrojë në mënyrë digjitale emrin e personit, dokumentin e udhëtimit, të dhënat biometrike si shenjat e gishtërinjve dhe imazhet e fytyrës, si dhe datën dhe vendin e hyrjes dhe daljes. Do të regjistrojë gjithashtu refuzimet e hyrjes.
EES-ja do ta zëvendësojë sistemin aktual të printimit të pasaportave, do të sigurojë të dhëna të besueshme për kalimet kufitare dhe do ta mundësojë zbulimin sistematik të njerëzve që vijnë. Kështu, EES-ja do ta modernizojë menaxhimin e kufijve të jashtëm dhe do ta forcojë sigurinë e zonës Shengen - duke reduktuar mashtrimin e identitetit dhe duke lehtësuar identifikimin e personave që kanë kaluar vizat e tyre. Ai do ta mundësojë gjithashtu automatizimin e kontrolleve kufitare, përshpejtimin gradual të kontrolleve të kufirit të jashtëm, lehtësimin e udhëtimit dhe përmirësimin e përvojës së pasagjerëve.
EES-ja do të zbatohet nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, përveç Irlandës dhe Administratës së Qipros Greke, ndërsa aplikimi do të zbatohet gjithashtu për Norvegjinë, Islandën dhe Zvicrën si anëtarë të Shengenit.