BE-ja: Situata në Ukrainë e bën ndihmën ushtarake të BE-së 'të rëndësishme'

BE-ja: Situata në Ukrainë e bën ndihmën ushtarake të BE-së 'të rëndësishme'

Josep Borrell thekson nevojën për vendosjen e 'bazës për financim më të mirë të zhvillimit evropian të mbrojtjes'.
BE-ja: Situata në Ukrainë e bën ndihmën ushtarake të BE-së 'të rëndësishme' / Photo: AA

Situata në Ukrainë tregon se ndihma ushtarake e BE-së për vendin është "vendimtare", deklaroi të martën përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme të BE-së.

“Situata bën që ndihma jonë ushtarake të jetë akoma më e rëndësishme, vendimtare, kritike, ajo mund të bëjë një ndryshim”, u tha Josep Borrell gazetarëve në prag të takimit me ministrat e mbrojtjes së BE-së në Bruksel.

Sipas Borellit, është e rëndësishme të vendoset baza për financim më të mirë të zhvillimit të mbrojtjes evropiane, duke shtuar se BE-ja ka nevojë për më shumë financime private dhe publike.

I pyetur në lidhje me qëndrimin bllokues të Hungarisë ndaj Fondit Evropian të Paqes (EFF) për Ukrainën, Borrell u shpreh se Budapesti "ka shqetësime që nuk lidhen saktësisht me çështjen e mbrojtjes".

“Firmat hungareze janë marrë me problemet në Ukrainë. Ukraina po merret me minoritetin hungarez në territorin e saj. Ne po bëjmë maksimumin për t'i zgjidhur këto probleme”, tha ai.

AA