Bashkimi Evropian duhet të përgatitet për një ndërprerje të plotë të furnizimit me gaz nga Rusia, paralajmëroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Von der Leyen tha se Komisioni Europian planifikon të shpallë planet e emergjencës në mbarë BE-në në mes të korrikut për të siguruar “rrjedhjen e gazit atje ku nevojitet më shumë” në rast të një përfundimi të plotë të furnizimeve me gaz rus.
”Importet e gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga SHBA u trefishuan në krahasim me vitin 2021, ndërsa importet mesatare mujore të tubacioneve ruse ranë me një të tretën”, theksoi Von der Leyen.
Von der Leyen hodhi poshtë thirrjet për të ngadalësuar tranzicionin e bllokut drejt burimeve të rinovueshme të energjisë në mes të krizës energjetike në rritje të BE-së.
6 Kor 2022
BE-ja të përgatitet për ndërprerjen e plotë të gazit rus
Trefishohet importi i gazit natyror të lëngshëm (LNG), nga SHBA
ATA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.