Bashkimi Evropian arriti një marrëveshje të enjten mbi një ligj për të ndaluar shitjen e makinave të reja me benzinë dhe naftë nga viti 2035, duke synuar të përshpejtojë kalimin në automjete elektrike dhe të luftojë ndryshimet klimatike.
Negociatorët nga vendet e BE-së dhe Parlamenti Evropian, të cilët duhet të miratojnë ligjet e reja të BE-së, si dhe Komisioni Evropian, i cili harton ligje të reja, ranë dakord që prodhuesit e makinave duhet të arrijnë një ulje 100 për të emetimeve të CO2 deri në vitin 2035, gjë që do ta bënte të pamundur për të shitur automjete të reja me lëndë djegëse fosile në bllokun 27-vendesh.
"Kjo marrëveshje është një lajm i mirë për drejtuesit e makinave... makinat e reja me emetim zero do të bëhen më të lira, duke i bërë ato më të përballueshme dhe më të aksesueshme për të gjithë”, tha kryenegociatori i Parlamentit, Jan Huitema.
Ministri çek i Industrisë dhe Tregtisë Jozef Sikela, në fjalimin e tij tha se kjo marrëveshje i hap rrugën një industrie automobilistike moderne dhe konkurruese në Bashkimin Evropian.
“Bota po ndryshon dhe ne duhet të mbetemi lider në inovacion”, tha ministri çek Jozef Sikela.
Presidenca çeke negocioi në emër të 27 shteteve anëtare me përfaqësues të Parlamentit Evropian.
Marrëveshja e arritur nënkupton se deri më 2030 për 55 për qind duhet të reduktohet dioksidi i karbonit nga makinat e reja dhe 50 për qind për kamionët e transportit, respektivisht zero emetime duhet të arrihen si për makinat e reja ashtu edhe për kamionët e rinj deri në vitin 2035.
Kjo marrëveshje është pjesë e paketës "Gati për 55 për qind", në të cilën BE-ja vendosi një objektiv për të reduktuar emetimet neto të gazeve serrë me të paktën 55 për qind deri në vitin 2030.
28 Tet 2022
BE ndalon makinat me benzinë dhe dizel nga viti 2035
Negociatorët nga vendet e BE-së dhe Parlamenti Evropian, ranë dakord që prodhuesit e makinave duhet të arrijnë një ulje 100 për të emetimeve të CO2 deri në vitin 2035.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Qytetarët e nëntë shteteve të BE-së shënuan rënie të të hyrave
Pandemia e COVID-19 ndikoi në kushtet e jetesës në BE. Përveç ndryshimeve në të ardhura, ndryshime të tjera u përjetuan në arsim dhe në kushtet e punës, shëndetin/mirëqenien mendore të njerëzve dhe kushtet e përgjithshme të kujdesit shëndetësor.
Artikujt në këtë kategori
I zgjedhuri i Trumpit për shef të drejtësisë tërhiqet nga nominimi
Gaetz ishte në Kongresin Amerikan të mërkurën për t’u ulur me senatorët që ishin kyç për konfirmimin e tij për të udhëhequr Departamentin e Drejtësisë por pranoi se emërimi i tij është bërë një “shpërqendrim” për ekipin e tranzicionit të Trumpit.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore