Në qytetin Antwerp të Belgjikës, të shtunën, më 30 mars, u shtrua një tryezë iftari prej dy kilometrash, në mënyrë që njerëzit të prishnin agjërimin së bashku.
Organizuar nga organizata joqeveritare, përgjatë rrugës Turnhoutsebaan, kjo darkë iftari synoi të shërbente si një lloj projekti bashkëjetese dhe tolerance ndaj komunitetit.
Ramazani është një periudhë e shenjtë islame njëmujore e respektuar nga myslimanët në mbarë botën. Muslimanët gjatë kësaj kohe, nga agimi deri në muzg, përmbahen nga ngrënia, pirja, pirja e duhanit dhe veprimet e pamoralshme.
Gjithashtu ky muaj për myslimanët shërben si një kohë reflektimi shpirtëror, lutjeje dhe meditimi, dhe ka për qëllim të pastrojë mendjen, trupin dhe shpirtin dhe të forcojë lidhjen midis individit dhe Allahut.