Pas shumë kalkulimeve dhe debate Gjermania sot përfundimisht se ka dhënë dritë të gjelbër për dërgimin e tankeve të mirënjohura luftareke Leopard në Ukrainë. Po, është paralajmëruar se një veprim të tillë do t’u lejojë ta bëjnë edhe aleatët e saj të cilët disponojnë me tanke të këtij lloji.
Zëdhënësi i Qeverisë, Steffen Hebestreit, deklaroi se Gjermania në Ukrainë do të dërgojë 14 tanke luftareke Leopard 2A6.
Për një veprim të tillë, siç tha zëdhënësi kancelari Olaf Scholz e ka njoftuar edhe Qeverinë.
Ukraina si palë e përfshirë në luftë dhe anëtarët e NATO-s, vazhdimisht kanë kërkuar nga Gjermania të marrë në vendim të tillë.
“Ky hap është ndërmarrë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë", tha Hebestreit.
Ndryshe, nga fillimi i luftës në Ukrainë, Berlini zyrtar vazhdimisht është kritikuar për hamendjen rreth dërgimit të armëve në Ukrainë, posaçërisht për armët të cilët mund të bëjnë kthesë gjatë luftimeve.