Duke folur në një ngjarje për mbledhjen e fondeve në Komitetin e fushatës për senatorët demokratë të enjten, Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin është “një djalë që e njoh mirë” dhe lideri rus “nuk po tallet kur flet për përdorimin e armëve bërthamore taktike ose armë biologjike e kimike”.
Biden e bëri të qartë se po vëzhgon me kujdes Putinin dhe mënyrën se si ai mund të reagojë ndaj përparimeve ushtarake të Ukrainës ndaj ushtrisë ruse. Këto janë paralajmërimet më të forta nga qeveria amerikane lidhur me veprimet bërthamore.
“Për herë të parë që nga Kriza e Kubës, kemi kërcënim direkt për përdorimin e armëve bërthamore, nëse gjërat vazhdojnë të zhvillohen si deri tani. Nuk jemi përballur me Armagedonin potencial që nga koha e presidentit Kennedy dhe Krizës së Kubës”, tha Biden në New York.
Në Krizën e Kubës në vitin 1962, Shtetet e Bashkuara të udhëhequra nga presidenti John Kennedy dhe Bashkimi Sovjetik me lider Nikita Khrushchev ishin afër përdorimit të armëve bërthamore për shkak të prezencës së raketave sovjetike në Kubë.
Biden tha se rreziku nga Putini është real “për shkak se ushtria e tij – mund të themi – po jep performance të dobëta”.
7 Tet 2022
Biden: Rreziku më i madh për ‘Armagedon’ bërthamor që nga Kriza e Kubës
Presidenti amerikan Joe Biden tha se rreziku për një 'Armagedon' bërthamor është në nivelin më të lartë që nga Kriza e Kubës në vitin 1962, vlerësime që vijnë pas shqetësimeve se Moska mund të përdorë armë taktike bërthamore.
TRT World
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Belgjika do ta arrestojë Netanyahun në rast se ai shkon në Bruksel
"Ndaj çdo personi që ka urdhërarrest nga Gjykata, nëse është në tokat e Belgjikës, autoritetet belge do t'i përmbushin detyrimet e tyre në kuadër të Statutit të Romës", tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Belgjikës, Florinda Baleci.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore