Apple heq nga Kina aplikacionet WhatsApp dhe Threads / Photo: AA

Gjigandi i teknologjisë me seli në ShBA, Apple, ka hequr aplikacionet e mesazheve dhe mediave sociale të Meta-s, WhatsApp dhe Threads, nga App Store në Kinë, në përputhje me rregulloret e internetit dhe ndalimet në vend, transmeton Anadolu.

Përdoruesit tani nuk janë në gjendje të kenë qasje në këto aplikacione në App Store.

Këto aplikacione të mediave sociale janë tashmë të bllokuara në Kinën kontinentale, por përdoruesit mund të kenë qasje vetëm përmes shërbimeve VPN. Rregullorja më e fundit e internetit në Kinë kërkon që të gjitha aplikacionet celulare të kenë një licensë lokale dhe të ofrojnë shërbime nga një server lokal me një emër domaini të regjistruar në kontinent.

Kompanitë që do të ofrojnë shërbime aplikacionesh në Kinë pritet të marrin një licencë "Ofruesi i Informacionit të Internetit", si dhe të respektojnë politikën e censurës së vendit, si dhe rregullat dhe standardet e transferimit të të dhënave.

TRT Balkan / agjencitë