Bjellorusia mori statusin e vendit partner të BRICS-it / Photo: AA

Bjellorusia njoftoi të hënën se i është dhënë zyrtarisht statusi i vendit partner të BRICS-it.

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bjellorusisë thuhet se letra e presidentit Aleksandër Llukashenko drejtuar homologut të tij rus Vlladimir Putin, Ministri i Punëve të Jashtme Maksim Rizhenkov, ia ka dorëzuar ambasadorit të Moskës në Minsk, Boris Gryzlov.

Duke theksuar se letra mbi gatishmërinë e Minskut për t'u bashkuar me BRICS-in si vend partner mban datën 5 nëntor, në deklaratë thuhet se dokumenti i është dorëzuar Grizlovit, gjatë një takimi personal me diplomatin e lartë bjellorus.

“Përgjigja zyrtare ndaj ftesës me shkrim është një element i detyrueshëm i procedurës së rënë dakord nga shtetet anëtare për marrjen e statusit të partnerit. Nga ky moment, vendi konsiderohet zyrtarisht një partner i BRICS-it”, thuhet në deklaratë.

Në njoftim,, është publikuar teksti i letrës së Lukashenkos, në të cilën ai thekson se BRICS-i që nga formimi i tij vazhdimisht ka forcuar bashkëpunimin shumëpalësh, duke u kthyer në një shtyllë të multipolaritetit.

“Fryma e respektit dhe barazisë reciproke, atraktiviteti i qëllimeve të tij me një logjikë të paepur çojnë në zgjerimin e BRICS-it”, thuhet në deklaratë, duke treguar se Llukashenko falënderoi Putinin për mbështetjen e tij. Ndër të tjera, shtohet dhe se statusi i një vendi partner të BRICS-it parashikon pjesëmarrje të vazhdueshme në seancat speciale të samitit të bllokut dhe takimet e ministrave të jashtëm.

Në deklaratë thuhej se partnerët mund t'i bashkohen dokumenteve përfundimtare të BRICS-it, të cilat do të "zgjeronin mbulimin e saj gjeografik dhe do të forconin zërin e organizatës në çështjet ndërkombëtare".

Fillimisht i formuar në 2009 me Brazilin, Rusinë, Indinë dhe Kinën, grupi pranoi zyrtarisht Afrikën e Jugut në 2011, me emrin BRICS i cili përfaqëson shkronjat e para të pesë anëtarëve të parë. Dhjetorin e kaluar, Argjentina, Egjipti, Etiopia, Irani, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) iu bashkuan bllokut.

AA